Një “fshat” i përhershëm në Hënë, NASA zbulon planin për vitin 2035
NASA ka zbuluar plane ambicioze për të ndërtuar një bazë të përhershme në Hënë deri në vitin 2035, të cilën e përshkruan si një “fshat” të qëndrueshëm hapësinor.
Lajmi u bë i ditur nga administratori i agjencisë, Sean Duffy, gjatë Kongresit Ndërkombëtar Aeronautik (IAC) që po mbahet në Sydney.
“Do të kemi jetë të qëndrueshme në Hënë, jo vetëm një postë, por një “fshat,” deklaroi Duffy në një takim të përbashkët me krerët e agjencive të tjera hapësinore nga Evropa, Kanadaja dhe Japonia.
NASA pritet të ndërmarrë këtë hap në shkurt të vitit 2026, kur do të nis misioni Artemis II, duke dërguar katër astronautë në udhëtimin e parë hënor në më shumë se pesë dekada. Edhe pse misioni nuk do të përfshijë ulje në Hënë, ai do të testojë sistemet kryesore që do të përdoren në eksplorimet e ardhshme.
Baza e planifikuar në Hënë do të ndërtohet pjesërisht me materiale të marra nga vetë sipërfaqja hënore, ku do të përdorë energji bërthamore dhe do të jetë e pajisur për të strehuar astronautë në mënyrë të përhershme.
Projekti është pjesë e vizionit afatgjatë të NASA-s për eksplorimin e thellë të hapësirës dhe vendosjen e bazave për misione në Mars.
“Brenda një dekade, do të kemi bërë hapa të mëdhenj drejt synimit tonë për të dërguar njerëz në Mars,” tha Duffy, duke shtuar se SHBA-të do të jenë “në prag të vendosjes së çizmeve njerëzore në planetin e kuq”.
Ndërkohë, fokusi i NASA-s mbetet rikthimi i njeriut në Hënë për herë të parë që nga përfundimi i programit Apollo, në vitin 1972. Gjatë misionit Artemis II, astronautët do të udhëtojnë rreth 9,200 kilometra pranë Hënës, duke testuar anijen kozmike Orion dhe raketën Space Launch System, përpara se të rikthehen në Tokë pas një misioni 10-ditor.
Tema e këtij viti në konferencën IAC ishte “Hapësira e Qëndrueshme: Toka Rezistente”, dhe ndërsa shumë agjenci e lidhën këtë me çështjet klimatike, NASA u përqendrua te qëndrueshmëria në hapësirë dhe krijimi i kushteve për jetë të përhershme jashtë Tokës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West