Barron Trump zgjedh Trump Tower për një takim romantik, për arsye sigurie

30 Shtator 2025 | 11:14

Barron Trump, djali i Presidentit Donald Trump dhe Zonjes së Parë Melania Trump, ka zgjedhur Trump Tower në Manhattan si vendtakimin për një mbrëmje romantike, raportoi Page Six.

Zgjedhja e vendndodhjes nuk ishte e rastësishme. Sipas burimeve pranë familjes, 19-vjeçari kishte në dispozicion një kat të tërë të ndërtesës luksoze, për shkak të shqetësimeve të ngritura mbi sigurinë e tij personale.

Barron Trump aktualisht jeton në Uashington, ndërsa ndjek studimet në kampusin e Universitetit të Nju Jorkut (NYU) në kryeqytetin amerikan. Megjithëse më herët raportime të New York Post pohonin se ai banonte në Shtëpinë e Bardhë, ende nuk ka konfirmim zyrtar për adresën e tij të përhershme.

Sipas informacioneve të mëparshme të publikuara nga Page Six, Barron është mjaft i kujdesshëm me privatësinë. Ai ka shmangur ndarjen e numrit të tij personal me bashkëstudentët, nga frika e rrjedhjeve të mundshme të informacionit. Në vend të komunikimit tradicional, ai preferon të përdorë platformën e bisedave të Xbox.

“Barron krijon më shumë probleme nëse i shpërndahet numri personal,” thanë burime pranë tij. “Nëse dikush e merr, do ta shpërndajë, dhe më pas do ta marrin në telefon pa pushim. Do t’i duhet ta ndryshojë numrin vazhdimisht.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026