Zelensky: Situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhias është kritike
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi të martën se situata në termocentralin bërthamor të Zaporizhias, i cili ndodhet nën kontrollin e forcave ruse, është bërë jashtëzakonisht kritike.
Sipas tij, bombardimet e vazhdueshme ruse kanë penguar përpjekjet për të rivendosur linjat e jashtme të furnizimit me energji elektrike të centralit.
Në mesazhin e tij të përditshëm me video, Zelensky theksoi se tashmë një nga gjeneratorët e emergjencës, që përdoret për të siguruar energji në raste ndërprerjeje, ka ndaluar së funksionuari, shtatë ditë pasi linjat kryesore të energjisë u shkëputën.
“Kjo është dita e shtatë. Asnjëherë më parë nuk ka pasur një situatë emergjente të tillë në termocentralin e Zaporizhias. Gjendja është kritike. Bombardimet ruse e kanë shkëputur uzinën nga rrjeti elektrik,” deklaroi ai.
Presidenti ukrainas paralajmëroi se situata po përkeqësohet dhe se siguria e centralit është në rrezik të madh.
“Tani kemi marrë informacion se një nga gjeneratorët ka ndaluar së punuari,” përfundoi Zelensky, duke ngritur shqetësimin për mundësinë e një katastrofe bërthamore nëse situata nuk vihet nën kontroll.
LEXONI GJITHASHTU:
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve
- 20:11 Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve