E rëndë në Gjermani/ Shpërthim i fuqishëm dhe të shtëna, shënohet një i vdekur
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Mynihut këtë të mërkurë në mëngjes, ku janë dëgjuar shpërthime të fuqishme dhe të shtëna me armë zjarri në lagjen Lerchenauer Straße, në pjesën veriore të qytetit. Sipas informacioneve paraprake nga mediat gjermane, një burrë është gjetur i pajetë, ndërsa një tjetër persona është plagosur rëndë.
Sipas dyshimeve fillestare, autori i ngjarjes ka mbushur me eksploziv shtëpinë e prindërve të tij, më pas i ka vënë flakën dhe ka kryer vetëvrasje. Autoritetet kanë izoluar një perimetër të gjerë rreth zonës, ndërsa tymi i dendur ka qenë i dukshëm nga larg që në orët e para të mëngjesit.
Forcat e sigurisë, duke përfshirë forcat speciale, zjarrfikësit dhe ekspertët piroteknikë, janë angazhuar në vendngjarje për hetimin dhe sigurimin e provave. Policia gjermane ka bërë me dije se operacioni vazhdon dhe se po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shefi i policisë, Thomas Schelshorn, në një deklaratë për media, ka theksuar se nuk ka rrezik për qytetarët dhe se ky incident nuk ka lidhje me festivalin tradicional Oktoberfest që po zhvillohet aktualisht në qytet.
Si masë paraprake, një shkollë pranë zonës është mbyllur, ndërsa trafiku në atë pjesë të Mynihut është pezulluar, duke shkaktuar bllokime të shumta në rrugë. Policia ka paralajmëruar se vështirësi në qarkullimin do të vazhdojnë për shkak të hetimeve intensive.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq