Qindra qytetarë në Tiranë marshojnë kundër abuzimit seksual

23 Maj 2021 | 16:48

Qindra qytetarë kanë dalë në marshime në të gjithë Shqipërinë, duke protestuar kundër abuzimit seksual dhe ngacmimit të grave e vajzave në vend.

Me pankarta në duar, protestuesit marshuan nëpër rrugët e Tiranës të dielën, duke bërë thirrje që vendi të mbajë qëndrime më të ashpra përkundrejt abuzimeve seksuale dhe dhunës së ushtruar mbi gratë e vajzat.

Qytetarët gjatë marshimit në sheshin “Skënderbej” kundër abuzimit seksual ndaj vajzave dhe grave/ Foto: LSA

Protestuesit u nxitën nga rastet e fundit të sulmeve seksuale që kanë ndodhur në Shqipëri.

Për këtë çështje ka reaguar dhe presidenti i vendit, Ilir Meta i cili pohoi solidarizimin me protestat e organizuara.

“Dënoj me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri dhe solidarizohem në mbështetje të protestave qytetare kundër këtij krimi, që meriton ndëshkim të rëndë ligjor,” – shkroi Meta.

Reagime ka pasur dhe nga Komuniteti Mysliman ku kryetari, Bujar Spahiu u shpreh se raste të tilla duhen dënuar nga secili prej nesh, pa mëdyshjen më të vogël, në cilëndo formë që shfaqet.

“Është i papranueshëm çdo rast abuzimi ndaj gruas, gjysmës më të mirë të shoqërisë njerëzore. Rasti më i fundit i abuzimit me të miturën në Mirditë është tronditës. Përveç reagimit të organeve kompetente, që duhet të jetë reagim i shpejtë dhe shembullor , i atillë duhet të jetë edhe reagimi i mbarë shoqërisë,” – shkroi Spahiu në faqen e tij në Facebook.

Në faqen në Twitter të “UN Women Albania” është bërë thirrje për t’i vënë përdhunuesit përballë drejtësisë. Rasti i fundit i përdhunimit të adoleshentes nga pesë persona është një tregues i përshkallëzimit të dhunës seksuale mbi gratë e vajzat, -thuhet në postim.

 Rreth 1 në 5 gra në Shqipëri është dhunuar fizikisht ose seksualisht nga partneri. Ndërsa 2 në 3 gra raportojnë se kanë pësuar dhunë psikologjike.

Të martën në emisionin “Me pak fjalë” në Euronews Albania u bënë me dije shifrat e sipërpërmendura që vërtetojnë se dhuna në shoqëri është rritur ndjeshëm.

Gjithashtu një raport i OSBE në vitin 2019 zbuloi se rreth 170 mijë gra kanë përjetuar të paktën një herë dhunë fizike ose seksuale nga partnerët, burri ose i dashuri.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026