Banorët në panik prej vullkanit Kongo, llava zbret nga mali dhe mbulon rrugët
Vullkani në malin Niragongo në Kongo shpërtheu për herë të parë në dy dekada, duke flakëruar qiellin gjatë natës dhe duke dërguar llavën deri në autostradën kryesore të qytetit Goma, ku banorët morën arratinë për të shpëtuar.
Për momentin nuk ka të dhëna për viktima, por dëshmitarët thanë se llava kishte bllokuar tërësisht autostradën që lidh Gomën me qytetin Beni, në provincën e Kivut të Veriut.
Shpërthimi i parë i vullkanit Niragongo, në vitin 2002, la disa qindra të vdekur dhe mbuloi rrugët e vendit me llavë, ndërsa la të pastrehë rreth 100 mijë të tjerë. Kjo bëri që frika këtë herë të ishte e madhe.
Ndërkohë, presidenti i vendit Felix Tshisekedi njoftoi anulimin e turit të tij evropian dhe kthimin në vend për të koordinuar operacionet e emergjencës.
Qeveria vendase njoftoi nisjen e zbatimit të një plani evakuimi, por njoftimi zyrtar erdhi disa orë pasi qielli u bë i kuq nga flakët dhe shumë persona nisën të largoheshin në këmbë, me shpresën për të kaluar kufirin me Ruandën, që ndodhet jashtë qytetit.
Boritë e makinave u dëgjuan dhe taksitë me motoçikleta mbushën rrugët pasi njerëzit tentuan t’i shpëtonin panikut.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pas 800 vitesh, ‘rizgjohet’ vullkani, të frikësuar nga tërmetet banorët në Islandë rigjejnë qetësinë pas shpërthimit
- Evakuohen mijëra persona pas shpërthimit të vullkanit në Karaibe
- Shpërthimi vullkanik në Islandë, një ‘mrekulli e vërtetë natyrore’
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut