Poezia kërkon këngën, Skënder Sherifi sjell librin e fundit “Love Songs”
Poeti Skënder Sherfi, sjell botimin e fundit me poezi me titull “Love Songs”. Vepra përmban 100 tekste që janë krijuar për t’u kënduar.
Nëpërmjet vargjeve, poeti Skënder Sherifi gjithmonë i ka folur ndjenjës së dashurisë, e kështu ka bërë edhe në botimin e fundit, por që këtë herë synon që poemat të marrin jetë edhe përmes këngës.
Për autorin fjalët kushtuar ndjenjës në këtë libër janë krijuar dhe janë destinuar për t’u kënduar, sepse ashtu do të shkojë më pranë njeriut porosia për ndjenjën.
“Fillimisht i kam shkruar frëngjisht këto tekste, pastaj i kam adaptuar në shqip. Janë tekstet e mia, të destinuara për këngën e lehtë, argëtuese shqiptare. Unë doja të propozoja një këngë me përmbajtje, që ta lë një gjurmë në kujtesë,” – tha Sherifi.
Çfarë ka ndryshuar këtë radhë në poezinë e Sherifit, krahasuar me ato të mëparshme?
“Libri tjetër që kam është më eksperimental, më revolucionar por ky libër ka një frymë klasike, ndonjëherë dhe epike, lirike,” – u shpreh poeti.
Jo vetëm dashurisë, por këto poezi flasin për pasionin, nostalgjinë, melankolinë dhe delikatesën, të cilat janë ndikuar dhe kanë marrë referenca nga kultura evropiane e përshkruar dhe nga ajo shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Ngecëm në Tiranë”, tur se çfarë mund të shijojmë këtë fundjavë në kryeqytet
- Bienalja e Venecias ngre pyetjen “si do mundemi të bashkëjetojmë?”
- ”Pompei, një histori romake”, hap dyert ekspozita kushtuar marrëdhënies mes Romës dhe qytetit antik
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona