Izraeli paralajmëron banorët të largohen nga qyteti më i madh i Gazës

1 Tetor 2025 | 21:30

Izraeli e lëshoi paralajmërimin e “fundit” të mërkurën për banorët e qytetit më të madh të Rripit të Gazës, për t’u larguar nga shtëpitë e tyre për shkak të ofensivës tokësore.

Ky paralajmërim erdhi ndërkohë që Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – po e shqyrton planin e presidentit amerikan, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare në tokën palestineze.

Dëshmitarët raportuan bombardime të mëdha në Qytetin e Gazës, ndërsa ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se ushtria po e ngushton rrethimin e qytetit.

“Kjo është mundësia e fundit për banorët e Gazës që duan të largohen drejt jugut dhe t’i lënë militantët e Hamasit të izoluar në Qytetin e Gazës”, shkroi Katz në X, duke paralajmëruar se ata që mbeten do të “konsiderohen terroristë dhe mbështetës terroristësh”.

Katz tha se ushtria izraelite e ka marrë nën kontroll korridorin Netzarim, që lidh Gazën qendrore me bregun perëndimor, duke e shkëputur veriun e Gazës nga pjesa jugore.

Çdokush që largohet nga Qyteti i Gazës drejt jugut do të duhet të kalojë nëpër postblloqet ushtarake izraelite, shtoi ai.

Njoftimi erdhi disa orë pasi ushtria tha se po e mbyllte rrugën e fundit që ua mundësonte banorëve udhëtimin nga jugu i Gazës drejt veriut.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se intensifikimi i operacioneve ushtarake e ka detyruar ta pezullojë përkohësisht veprimtarinë në Qytetin e Gazës.

Pak ditë më herët, organizata Mjekët pa Kufij e ndali punën në qytet, ku ende veprojnë disa agjenci të OKB-së dhe organizata të ndihmës.

Ndërkohë, Hamasi po e shqyrton një plan për paqe të propozuar nga Trump dhe të mbështetur nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026