PSG përmbys Barcelonën në Spanjë, ndalen Manchester City dhe Juventus
Pa fituesin e Topit të Artë në fushë dhe katër lojtarë të tjerë të formacionit bazë, PSG ia doli të mposhtë Barcelonën me përmbysje në transfertë në përballjen për raundin e dytë të Champions League.
Francezët dominuan në pjesën më të madhe të lojës në ndeshjen e luajtur në Estadi Olímpic Lluís Companys, e cila përfundoi me shifrat 1-2.
Parizienët e nisën jo mirë, pasi në minutën e 19’ Barcelona kaloi përpara me Ferran Torres ndërsa fraksioni i parë i ndeshjes u mbyll në barazpeshë pas realizimit të Mayulu me asistin e Nuno Mendes.
Në fraksionin e dytë, francezët luajtën më mirë dhe u vendosën në gjysmëfushën e kundërshtarit, por goli i fitores do të vinte në minutën e 90’, ku i ardhur nga stoli Gonçalo Ramos vulosi triumfin 2-1 për kampionët në fuqi.
Lojtari i ndeshjes u përzgjodh Nuno Mendes, i cili dhuroi një tjetër paraqitje mbresëlënëse.
Në sfidat e tjera, 3 pikët i morën edhe Napoli, Arsenal, Dortmund, Newcastle dhe Qarabag.
Surpriza e mbrëmjes mund të konsiderohet padyshim Monaco, e cila barazoi me Manchester City-n në shifrat 2-2, por edhe dueli tjetër Villarreal–Juventus që po ashtu nuk pati fitues dhe përfundoi me rezultatin 2-2. Një tjetër barazim në mbrëmje ishte ai mes Leverkusen dhe PSV, 1-1.
Rezultatet
Qarabag 2–0 FC Copenhagen
Royale Union SG 0–4 Newcastle
Arsenal 2–0 Olympiacos
Barcelona 1–2 PSG
Bayer Leverkusen 1–1 PSV
Dortmund 4–1 Athletic Bilbao
Monaco 2–2 Manchester City
Napoli 2–1 Sporting Lisbone
Villarreal 2–2 Juventus
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta