Trump u shpall luftë karteleve të drogës, bastisja në Ekuador bashkëpunim me SHBA-n
Në një operacion të fundit antidrogë në qytetin Guayaquil të Ekuadorit, policia deklaron se ka gjetur prova të forta që një shtëpi e bastisur i përket një trafikanti droge.
Ky aksion është pjesë e një fushate më të gjerë kundër rrjeteve të trafikut të drogës, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, shkruan Sky News.
Guayaquil, një port strategjik në Oqeanin Paqësor, përdoret si nyje tranziti nga kartelet e Amerikës Latine për transportimin e drogës drejt SHBA-së dhe Azisë.
Bastisja ekspozoi një realitet shqetësues, përfshirjen e grave dhe fëmijëve në aktivitetet kriminale, shpesh si pasojë e varfërisë dhe mungesës së alternativave. “Këto janë shtëpi, këto janë gra dhe fëmijë, por të drejtat e tyre shkelen nga rrethanat,” thanë autoritetet lokale.
“Fushata” kundër drogës është intensifikuar pas presionit të drejtpërdrejtë nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump, i cili e vendosi Ekuadorin në listën e vendeve “problematike” në luftën kundër narkotikëve. Ai kërkoi angazhim të plotë nga këto shtete, duke paralajmëruar se do të përballeshin me sanksione.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, SHBA ka ofruar mbështetje financiare, teknologjike dhe ushtarake. Sipas Sky News, në plan është edhe ndërtimi i një baze ushtarake amerikane në territorin ekuadorian.
Në terren, operacionet udhëhiqen nga oficerë të specializuar si ai me thirrjen “Lynx”, një ish-pjesëtar i forcave speciale dhe tani pjesë e skuadrës kundër drogës.
“Shtetet e Bashkuara po na japin para, armë dhe teknologji, dhe jemi shumë të lumtur për këtë, gjë që shtë shumë e rëndësishme për këtë luftë,” tha Lynx.
Operacionet pritet të vijojnë me intensitet edhe në ditët në vazhdim, si pjesë e strategjisë së përbashkët për të frenuar ndikimin e karteleve në rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta