Dyshohet se po planifikonin sulme terroriste, arrestohen tre persona në Gjermani

2 Tetor 2025 | 08:33

Autoritetet gjermane kanë arrestuar tre burra të cilët dyshohet se janë anëtarë të Hamasit. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi dyshohet se ata po planifikonin sulme ndaj objekteve hebraike në Gjermani. Dy prej të arrestuarve janë shtetas gjermanë, ndërsa i personi i tretë rezulton se ka lindur në Liban.

Oficerët e antiterrorizmit kanë monitoruar aktivitetet e tre burrave në Berlin dhe ditën e djeshme pas një operacioni u arrit arrestimi i tyre. Nga operacioni u sekuestruan një pushkë AK-47 dhe një pistoletë Glock, si dhe qindra fishekë. Bastisjet u kryen njëkohësisht në shtëpi në Leipzig dhe Oberhausen në North Rhine-Westphalia.

Zyra e Prokurorit Federal akuzon të arrestuarit për pjesëmarrje në një organizatë terroriste të huaj dhe për përgatitjen e akteve të rënda të dhunës që rrezikojnë shtetin. Hamasi ka mohuar se ka ndonjë lidhje me tre personat e arrestuar.

“Hamasi nuk ka lidhje me individët e arrestuar sot (e mërkurë) në Gjermani”, tha organizata në një deklaratë, duke shtuar se pretendimet e autoriteteve gjermane se të arrestuarit kishin lidhje me ta ishin plotësisht të pabaza.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA

Tymi i dendur nga qindra zjarre në Kanada mbuloi një pjesë të madhe të SHBA-së nga Midwest në Verilindje të enjten, duke nxitur paralajmërime nga zyrtarët që banorët duhet...
18:35 | 16/07/2026

“Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët

Qeveria britanike i kërkoi të enjten FIFA-s të hetojë ekipin e Argjentinës pasi lojtarët që festuan fitoren 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës me një banderolë që pretendonte...
18:15 | 16/07/2026

U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm

Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur njoftoi të enjten se dërgesat e armëve amerikane të cilat u pezulluan përkohësisht për shkak të luftës në Iran...
18:00 | 16/07/2026