Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

16 Korrik 2026 | 17:59

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorimit të detyrës”, të kryera në bashkëpunim.

Të arrestuarit janë:

  1. D. B., 25 vjeç, me gradën inspektor, efektiv i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë;
  2. E. K., 23 vjeç, me gradën inspektor, efektiv i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimi nisi pas publikimit më 16 korrik 2026 të disa pamjeve filmike në rrjetet sociale. Pamjet u analizuan dhe u verifikuan nga strukturat hetimore, duke çuar në arrestimin në flagrancë të dy punonjësve të policisë.

Autoritetet bëjnë të ditur se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe për dokumentimin e plotë të përgjegjësive penale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
17:45 | 16/07/2026

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026