Krizë për ujë në Teheran, presidenti i Iranit: Duhet të zhvendosim popullsinë

3 Tetor 2025 | 10:00

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi nuk ka më asnjë zgjidhje tjetër përveçse të zhvendosë kryeqytetin e tij nga Teherani drejt jugut të vendit, si pasojë e krizës së thellë të mungesës së furnizimit me ujë dhe kërcënimit në rritje të fundosjes së tokës.

Pezeshkian tha të enjten se këtë propozim ia kishte paraqitur udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, që vitin e kaluar. Ai pranoi se ideja ishte kritikuar, por theksoi se krizat e akumuluara të burimeve natyrore janë tashmë aq serioze, sa zhvendosja e kryeqytetit është bërë e domosdoshme.

“Problemet me të cilat po përballet vendi kërkojnë që ne të drejtojmë rrugën e zhvillimit drejt Gjirit Persik. Teherani, Karaxhi dhe Qazvini aktualisht po përballen me një krizë uji dhe kjo krizë nuk mund të zgjidhet lehtë”, tha ai.

Sipas të dhënave zyrtare, Teherani, me mbi 10 milionë banorë, konsumon rreth një të katërtën e furnizimit total të ujit në Iran. Mbi 70% e këtij furnizimi vjen nga digat, të cilat janë të goditura nga mungesa e reshjeve dhe avullimi, ndërsa 30% nga ujërat nëntokësore.

“Pakësimi i ujit pas digave, tharja e disa puseve dhe kostot e larta të transportimit të ujit nga zona të tjera tregojnë nevojën për një ndryshim të menjëhershëm në qasje,” – presidenti.

Pezeshkian paralajmëroi gjithashtu për pasojat e rënda të fundosjes së tokës, duke thënë se në disa zona, toka po ulet deri në 30 cm në vit, një shifër alarmante që tregon se ujërat nën tokë janë drejt zhdukjes.

“Zhvillimi pa marrë parasysh ndikimin mbi burimet dhe shpenzimet, nuk do të rezultojë në asgjë tjetër përveç shkatërrimit”, paralajmëroi presidenti.

Për më tjetër, Pezeshkian propozoi që zhvendosja të bëhet në rajonin e Hormozganit, për shkak të pozicionit strategjik që ai vend ka, me dalje të drejtpërdrejtë në ujërat ndërkombëtare dhe mundësi të zgjeruara për zhvillim ekonomik dhe tregtar.

Ideja për zhvendosjen e kryeqytetit nuk është e re. Presidentë të mëparshëm, përfshirë Hassan Rouhani-n, kanë diskutuar këtë mundësi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026