Putin: Do të ketë “nivel përshkallëzimi” nëse Kievi furnizohet me raketa Tomahaw
Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar se furnizimi i Ukrainës me raketa Tomahawk nga SHBA-të do të çonte në një “nivel krejt të ri përshkallëzimi”, duke përfshirë edhe marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve në një forum në Soçi, Putin tha se kjo nuk do ta ndryshonte situatën në fushën e betejës, ku ushtria ruse po bën përparime të ngadalta, por të qëndrueshme.
“Ne po e monitorojmë nga afër militarizimin në rritje të Evropës … Thjesht nuk mund ta injorojmë atë që po ndodh. Nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë për arsye të sigurisë sonë. Mendoj se askush nuk dyshon se kundërmasat e Rusisë nuk do të vonojnë të vijnë”, është shprehur Putini.
Sipas disa raporteve të medias, SHBA-të do t’i japin Ukrainës informacione mbi objektivat e infrastrukturës energjetike thellë brenda Rusisë, një veprim që do të sinjalizonte një ndryshim të rëndësishëm në mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për Kievin.
Ndërkohë, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar Evropën se sulmet e fundit me dronë tregojnë se Rusia po kërkon të “përshkallëzojë” agresionin e saj, duke thënë se Moska synon të “shkatërrojë perëndimin dhe Evropën”, shkruan The Gurdian.
Paralajmërimi i presidentit ukrainas erdhi në samitin e 45 liderëve evropianë në Kopenhagen, pasi pamjet e dronëve në Danimarkë dhe sulmet ajrore nga Moska në Estoni dhe Poloni rritën frikën se lufta e Rusisë kundër Ukrainës mund të përhapet përtej kufijve të Evropës. Ai tha se Kievi ishte gati të ndante ekspertizën e Ukrainës të përsosur në luftë për të ndihmuar në përballimin e kërcënimit.
“Nëse rusët guxojnë të lëshojnë dronë kundër Polonisë ose të shkelin hapësirën ajrore të vendeve të Evropës Veriore, kjo do të thotë se kjo mund të ndodhë kudo”, tha Zelensky.
LEXONI GJITHASHTU:
- Numri i të vdekurve nga tajfuni në Vietnam shkon në 51, mbi 600 mln $ dëme
- Sulmi në sinagogë, reagon Netanyahu: Dobësia përballë terrorizmit e inkurajon atë
Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare