Sulmi në sinagogë, reagon Netanyahu: Dobësia përballë terrorizmit e inkurajon atë

3 Tetor 2025 | 08:02

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi lidhur me sulmin terrorist në një sinagogë në Mançester, në të cilin u vranë tre persona, duke theksuar se një përgjigje e dobët ndaj terrorizmit vetëm sa do t’i inkurajojë terroristët.

“Izraeli mban zi me komunitetin hebraik në Britaninë e Madhe pas sulmit barbar terrorist në Mançester. Siç paralajmërova në OKB: dobësia përballë terrorizmit sjell vetëm më shumë terrorizëm. Vetëm forca dhe uniteti mund ta mposhtin atë”, shkroi Netanyahu në Platformën X.

Ai shtoi se po lutet për shërimin e shpejtë të të plagosurve dhe se “zemrat tona janë me familjet e të vrarëve”.

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, iu bashkua kolegut të tij, Ministrit të Mbrojtjes të Izraelit, Gideon Sar, duke i bërë thirrje qeverisë britanike të “vijë në vete” pas sulmit të sotëm në Mançester, raporton Sky News.

Ben-Gvir vlerësoi se Britania mori një “kujtesë mizore” këtë mëngjes se ata që forcojnë terrorizmin përfundimisht do të goditen brenda vendit të tyre.

“Është koha që udhëheqësit britanikë të vijnë në vete dhe të kuptojnë se çfarë përjetojnë qytetarët e Shtetit të Izraelit çdo ditë – terrorizmi nuk bën dallim midis izraelitëve dhe anglezëve. Sot është kundër hebrenjve, nesër është kundër të gjithë botës perëndimore”, paralajmëroi Ben Gvir.

Më parë, Saar tha se autoritetet britanike “dështuan të merrnin masat e nevojshme” për të frenuar “valën toksike të antisemitizmit” në vend.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë

Sinkevicius, një politikan komunal me shërbim të gjatë nga qyteti Jonava i Lituanisë qendrore, është Socialdemokrati i tretë që shërben si kryeministër që kur partia...
14:20 | 30/06/2026

OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se shpërthimi aktual i Ebolës mund t’i kushtojë ekonomisë afrikane deri në 3.6 miliardë dollarë dhe të shkatërrojë qindra mijëra...
13:22 | 30/06/2026

Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar një financim shtesë prej 15 miliardë paundësh për mbrojtjen, në prag të publikimit të planit shumëvjeçar të shpenzimeve të...
13:06 | 30/06/2026