Arrestohet efektivi i policisë në Tiranë, dyshohet për shpërndarje kokaine

3 Tetor 2025 | 15:24

AMP-ja në Tiranë ka vendosur në pranga në flagrancë punonjësin e policisë M. L., me detyrë Trupë Shërbimi në Bllokun e Sigurisë pranë DVP Tiranë. Ai dyshohet për përfshirje në disa vepra penale, përfshirë “Shpërdorim i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u bë i mundur pas informacioneve konfidenciale që dispononte Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë, sipas të cilave efektivi do të realizonte një takim për blerjen e disa dozave të lëndës narkotike të dyshuar si kokainë, me qëllim shpërndarjen e tyre brenda ambienteve të sigurisë, aty ku ushtronte funksionin e tij.

Gjatë kontrollit fizik, policisë i është gjetur një dozë kokaine me peshë 0.4 gram si dhe një shumë prej 70 eurosh, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore janë referuar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026