Trump reagon pas deklaratës së Hamasit për lirimin e pengjeve: Izraeli të ndalojë
Donald Trump urdhëroi Izraelin që të ndalojë “menjëherë” bombardimet në Gaza, ndërsa përshëndeti pranimin e pjesshëm të ultimatumit të tij nga Hamasi për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare.
Hamasi ka rënë dakord të lirojë të gjithë pengjet në këmbim të të burgosurve palestinezë që mbahen në burgjet izraelite, si dhe të dorëzojë pushtetin qeverisës në Rripin e Gazës, në përputhje me planin e Trump.
Pavarësisht përgjigjes nga Hamasi, Trump tha në një postim në Truth Social: “Bazuar në deklaratën e sapo lëshuar nga Hamasi, besoj se ata janë gati për një PAQE të qëndrueshme”.
Ndërkohë, në një deklaratë të premten në mbrëmje, grupi militant palestinez kërkoi negociata të mëtejshme mbi pjesët e tjera të planit.
“Izraeli duhet të ndalojë menjëherë bombardimin e Gazës, që të mund t’i nxjerrim pengjet në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë! Tani për tani, është shumë e rrezikshme ta bëjmë këtë. Ne jemi tashmë në diskutime mbi detajet që duhen përpunuar. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Gazën, por me PAQEN e kërkuar prej kohësh në Lindjen e Mesme”, tha Trump.
Në një mesazh të shkurtër video të postuar veçmas, Trump tha se ishte një “ditë shumë e veçantë” dhe shtoi se “të gjithë do të trajtohen në mënyrë të drejtë”.
Pas përgjigjes së Hamasit, zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, lëshoi një deklaratë duke thënë se Izraeli po përgatitej për një “zbatim të menjëhershëm” të fazës së parë të planit për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë në bashkëpunim të plotë me presidentin dhe ekipin e tij për t’i dhënë fund luftës në përputhje me parimet e përcaktuara nga Izraeli, të cilat korrespondojnë me vizionin e Trump për t’i dhënë fund luftës”, thuhet në deklaratë.
Pas zhvillimeve, udhëheqja izraelite urdhëroi ushtrinë të ndalonte fushatën për të pushtuar qytetin e Gazës dhe të reduktonte operacionet ushtarake në enklavën palestineze në minimum, raportuan mediat izraelite dhe amerikane.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta