Marrëveshja për Hamasin e paqartë! Godet koloneli i NATO: Pse do dështojë?
Koloneli i NATO-s, Çlirim Toci në një lidhje live në Euronews Albania në emisionin “Balkan Talks” nga Franko Egro ka komentuar afatin e presidentit amerikan, Donald Trump ndaj Hamasit. Toci shprehet se ky afat ka vënë në pozitë të keqe Hamasin.
Ai thekson se Trump ka arritur qëllimin e tij duke vënë një afat kohor. Koloneli gjithashtu ka treguar paqartësitë që kanë grupe të ndryshme lidhur me marrëveshjen e cila sipas tij është shumë e përgjithshme.
“Deklarata e Trump është shumë e fortë dhe e ka vënë Hamasin në pozitë të vështirë. Nuk mund të them nëse është e arritshme, Trump ka arritur objektivin duke vëne një afat kohor dhe vendosi nën presion Hamasin për të arritur një marrëveshje. Në terren ka reagime të përziera, ka grupe që duan të pranojnë këtë marrëveshje dhe ata që e kundërshtojnë. Arsyeja se përse kundërshtohet, marrëveshja paraqitet me pika të përgjithshme, dhe marrëveshja nuk ka detaje se kur dhe kush do ta zbatojë,” tha ai.
Koloneli më tej shprehu mendimin e tij se kjo marrëveshje është e vështirë për tu arritur. Sipas tij marrëveshja nuk është e plotë dhe se prandaj Hamasi është hezitues.
“SHBA në Lindjen e Mesme ka disa aleatë, Egjipti dhe Katari janë thirrur në ndihmë që të mundësojnë arritjen e marrëveshjes. Në mendimin tim marrëveshja mund të jetë e vështirë për tu arritur pasi nuk e ka kornizën e plotë dhe të përcaktuar sesi do të zbatohet nga Trump. Kjo është një nga pikat më të vështira që e ka çuar dhe pjesën ushtarake të Hamasit të jenë hezitues,” shtoi ai.
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti