Rusia kërcënon Europën/ Deputetja ukrainase: Ja plani që ka Putin për luftën
Yulia Sirko, deputete e Parlamentit të Ukrainës, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania, foli për situatën në Ukrainë dhe mundësitë që ka Rusia për të përfshirë edhe vende të tjera të Europës në “provokimet” e saj.
Sirko tha gjatë emisonit se Rusia nuk është më në fazën e provokimeve, por ajo e ka nisur prej kohësh një luftë hibride jo vetëm ndaj Ukrainë por edhe ndaj vendeve të Europës.
“Rusia po kryen sulme kibernetike ndaj vendeve evropiane, përfshirë edhe akte të tjera destabilizuese. Evropa është në luftë me Rusinë dhe të gjithë duhet ta kuptojnë këtë,” u shpreh deputetja ukrainase.
Ajo paralajmëroi se lufta do të thellohet, veçanërisht në vendet kufitare me Rusinë, si Polonia dhe vendet baltike, të cilat sipas saj, do të përballen me më shumë akte të rrezikshme nga Moska.
Ajo kritikoi gjithashtu reagimin e ngadaltë të NATO-s, duke theksuar se kjo i jep avantazh Rusisë për të kaluar vijat e kuqe pa pasoja.
“Fillimisht do të vazhdohet me sulme hibride, por nuk përjashtohet as një sulm i drejtpërdrejtë”, theksoi Sirko, duke shtuar se Rusia ka nisur një luftë totale në Ukrainë dhe paralelisht ka hapur një luftë hibride ndaj Evropës.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta