Dobi: Teuta gati për Bylisin, koha t’i rikthejmë lavdinë stadiumit të Durrësit
Teuta do të përballet me Bylisin në stadiumin “Niko Dovana”, për llogari të javës së gjashtë të Kategorisë Superiore.
Ndeshja do të zhvillohet të dielën, në orën 17:00 ndërsa në prag të këtij dueli, trajneri i durrsakëve, Enkeleid Dobi, doli në konferencën për shtyp, ku foli për gjendjen e skuadrës, kundërshtarin dhe rëndësinë që kanë tri pikët në këtë përballje.
“Diferencat në kampionatin shqiptar nuk janë shumë të mëdha, Bylisi kohët e fundit ka një stabilitet, vazhdimësi, ka një trajner shumë me eksperiencë, kanë komplet fokusin dhe angazhimin tonë si një ekip solid dhe fokusohemi vetëm te loja jonë se këtu kemi ndikimin.”
Strategjia dhe pritshmëritë
“Normale që përshtatemi me mënyrat e lojës dhe taktikat e ekipit kundërshtar, presim që ata të luajnë kundër nesh, them se do të jetë një ndeshje shumë e bukur, pres angazhim maksimal nga ekipi im. Mobilizimi, fokusi dhe serioziteti duhet të jenë më të mëdha se deri tani. Ka lojtarë individualë, kreativë, janë të angazhuar, të mirë taktikisht. Respekt për kundërshtarin, por më shumë për veten tonë. Duhet të tregojmë edhe më shumë, po vjen një skuadër me personalitet i Teutës, që do të tregojë vlerat e veta. Kemi ndonjë mungesë, por prandaj është një grup, fati i keq i dikujt, është për fatin e mirë të dikujt tjetër, kërkohet serioziteti i lojtarëve, edhe me Elbasanin e treguan veten lojtarët e stolit, na mungoi vetëm fitorja.”
Apeli për tifozët
“Duhet të jemi më të konsoliduar, të kemi maturi por kjo vjen me kalimin e kohës. Çdo fitore është e rëndësishme, kjo me Bylisin do ishte një vërtetim i forcës dhe punës që kemi bërë deri tani. Tifozët janë lojtari jonë i 12-të, duam të kthejmë lavdinë që ka pasur ky stadium në vitet 90′, të shohim një ekip me personalitet.”
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta