A ka Ministria e Shëndetësisë plane për karantinë në Shqipëri? Kryeinspektorja e qarkut të Tiranës në Euronews Albania

25 Shkurt 2020 | 18:49

Areti Beruka Kryeinspektore e qarkut Tiranë në ministrinë e Shëndetësisë iu përgjigj prerazi pyetjes së gazetares Ilva Tare në Euroneës Albania lidhur me planet e qeverisë për karantina në vend.

“Ministria e Shëndetësisë absolutisht ka plan “a”, “b”, “c”, të gjitha që do të çohen përpara sipas zhvillimeve. Karantina janë hipotetike, përderisa nuk kemi raste konkrete,” u përgjigj kryeinspektorja.

“Kur të kemi raste të konfirmuara ekzistojnë të gjitha shanset për karantinim,” vazhdoi ajo.

[instagram_feed=B9AIlQiobG2]

Sipas znj. Beruka deri tani nga analizat e përcaktuara në laboratorin e virologjisë të certifikuar nga OBSH nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me coronavirus në Shqipëri dhe të gjitha rastet e dyshuara kanë rezultuar negative.

Kryeinspektorja lajmëroi se duhen disa orë kohë që të dalin analizat, ndërsa kritikoi panikun e përhapur mes qyetarëve.

“Ka pasur një panik të llahtarshëm. Po trembemi para kohe kur s’kemi asnjë fakt për të na trembur dhe për të krijuar këtë panik. Mjekësia flet me fakte. Është e konfirmuar e dhëna kur 8 të dyshuarit kanë rezultuar negativ,” u shpreh znj. Beruka.

Ajo gjithashtu foli lidhur me teoritë konspirative që Shqipëria po fsheh informacionin mbi situatën dhe rastet duke thënë se kjo është e pamundur.

“S’ka shans që të mbeten informacione sekret sepse informacioni ndiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë,” deklaroi Beruka, ndërsa shtoi se ministria po mban me përditësime vazhdimisht publikun.

Gjithashtu mund të lexoni: Epidemiologia për Euronews Albania: Maskat që po blihen mbrojnë vetëm pak orë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021