“I japim 5 mln të motivohen pak”, bisedat e “Rrumit” në SKY për kadastrën e Durrësit

5 Tetor 2025 | 14:33

Euronews Albania ka siguruar dosjen e SPAK për goditjen e grupit te Avdylajve dhe Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi”.

Në episodet dhe bisedat e zbardhura nga SPAK të tjetërsimit të pronave në Gjirin e Lalzit nga grupi i Lahos, ku bën pjesë dhe vëllai i tij Vullnet Muça dhe i shpalluri në kërkim Agron Bejdolli, bie në sy aksesi që “Rrumi” kishte në ZRPP Durrës.

SPAK po ashtu ka zbuluar dhjetëra AMTP, akte të marrjes në pronësi të tokës të falsifikuara në zonat bregdetare.

Biseda në SKY ECC:

Në datën 02 gusht 2020, ora 18:51, Vullnet Muça bashkëbisedon me Aleksander Lahon për një person me emrin Leo i cili ka kërkuar lekë për të bërë regjistrimin e dy pronave që i përkasin Kilës dhe Semenës. Leo ka marrë persipër edhe Juristin ndërsa per drejtorin Aleksandri e pyet Vullnetin nëse do të bwjnë variantin e tyre- ta bëjnw firmën me foto. Nga hetimi rezulton se punonjës me emrin Leo në ZVRPP Durrës kanë qene dy persona, nga tê cilët njëri me detyrën e juristit dhe tjetri me detyrën e Zv/Drejtorit.

Vullneti- Ky Leo kerkun 5 lek me kalu ato dyja

Aleksandri- Cil dyjja kilen…dhe sememen…5 lek 1 mer persiper ai te gjitha.

Vullneti – Po kto dy te funit 20-15.

Aleksandri- Po i mer persiper jurist dhe drejtorin… apo vetem ky per vete.

Vullneti- Vetem juristin.

Aleksandri – Kuptoj… po per drejtorin do bojm variantin ton…??

Vullneti-Po… Te motivohen pak.

Aleksandri – Mir esht por me i then qe juristi ta bej praktin 100% te regullt.

Vullneti- Te motivohen pak. Po po me foto firmen.

Aleksandri- Dhe esht ok mendoj un po e bon te regullt.

Nga këqyrja që i është bärë aktit te ekspertimit të telefonit lë shtetasit Agron Bejdolli……

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026