Shtimi i vaksinimeve i jep frymëmarrje hapjes së aktiviteteve në Europë
Tanimë jo vetëm shtetet dhe rajonet, por edhe kompanitë private po ndihmojnë në procesin e vaksinimit, duke injektuar punonjësit por edhe duke ofruar godinat e tyre për publikun e gjerë.
Kompania Evonik bashkohet me nismën duke filluar me imunizimin e mjekëve të industrisë. Qendra e improvizuar e vaksinimit pranë ndërtesës së kimikateve Hanau, afër Frankfurtit, është një nga disa projektet pilot në Gjermani. Operatori hekurudhor Deutsche Bahn, prodhuesi i makinave Volkswagen dhe gjigandi i kimikateve BASF kanë filluar skema të ngjashme.
“Unë jam një punonjës këtu në Evonik dhe vendi im i punës është vetëm 200 metra larg, pra jam pranë qendrës së vaksinimit. Është diçka e mrekullueshme për ne të vaksinohemi nga punëdhënësit tanë,” – tha Ralf Scharf.
Me pesë milionë banorë të vaksinuar edhe me vakinën ruse e kineze Hungaria mund të jetë një vend shembull i lirisë post pandemike. Ngjarjet kulturore me përjashtim të eventeve muzikore kanë nisur të presin më shumë se 500 njerëz, të cilët sigurisht duhet të jenë të pajisur me një certifikatë imunizimi. Edhe maskat nuk janë më të detyrueshme në hapësirat publike.
“Pra ne mund t’u themi mirupafshim maskave. Maska të dashura mirupafshim,” – tha kryeministri i Hungarisë, Victor Orban.
Pas 6 muaj e gjysmë izolim, këtë fundjavë nisi frymëmarrja edhe në Austri, me rihapjen e hoteleve e jo vetëm. Tanimë qytetarët mund të shijojnë pushimet në Austri. Banjot termale në Styria nuk shërbejnë në kapacitet të plotë për shkak të masave anti-COVID por megjithatë janë të tejmbushura me klientë. Lejohet të hyrjnë vetëm ata që janë testuar, shëruar apo vaksinuar.
Nga dita e sotme lehtësohen masat edhe në Çeki. Hotelet, hostelet dhe të tjera aktivitete rihapen nën masa të forta shëndetësore. Edhe në Çeki ata që frekuentojnë të tilla ambiente duhet të jenë të pajisur me një certifikatë vaksinimi apo dëshmi se janë shëruar nga virusi.
Nga 24 maji nis normalisht edhe mësimi për shkollat fillore e të mesme. Nxënësit e shkollave do t’u nënshtrohen testeve një herë në javë. Deri në 12 persona do të lejohen të praktikojnë sporte kolektive në ambiente sportive brenda dhe jashtë duke iu rikthyer kështu ngadalë normalitet.
LEXONI GJITHASHTU:
- Miratohen pasaportat e COVID, BE: Marrëveshje që mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve
- Vijon lehtësimi i masave, Britania me rekord vaksinimesh, hapje në Spanjë e Çeki
- Ishujt sekretë në Europë për të shmangur turmat, pas hapjes së masave anti-COVID
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi