Vrasja e gjyqtarit, familjarët në që ishin në gjyq me autorin: Ai ka vdekur për ne

6 Tetor 2025 | 19:30

Pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, kanë folur për mediat familjarët që ishin në gjyq me autorin.

Një prej familjarëve flet i përlotur duke thënë se ishin ndjerë të kërcënuar nga Shkambi. Ai më tej bën me dije se autori i ka kërcënuar me vrasje.

“Për këto kërcënime ka 12 muaj që ka folur në gjyq dhe ka thënë se do t’i mbys të gjithë. Ne personalisht, banorët kemi bërë denoncim në polici, ata nuk kanë marrë masa për ne. I kemi letrat që të gjithë me radhë kemi bërë denoncim se ka thënë Gjon Shkambi se do t’u minoj të gjithë. Ndihemi shumë të rënduar dhe një keqardhje të madhe që ka vdekur ditën e sotme, ka vdekur për ne,  për burrni të vetën në radhë të parë e për ne. Ditën që do të bëhet varrimi do të shkojmë të gjithë si pallat,” përlotet banori.

Gjyqtari Astrit Kalaja pasditen e sotme u plagos për vdekje me armë gjatë një seance në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Nga të shtënat u plagosën edhe dy persona, babë e bir të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Kalaja nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Autori i ngjarjes është arrestuar dhe ka pranuar fajësinë. Ai nuk ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë dëshmisë nuk ka shfaqur pendesë. Ai është shprehur se ishte i detyruar të kryente aktin sepse po humbiste gjyqin

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026