Vrasja e gjyqtarit Kalaja, flamuri në gjysmë shtizë në Gjykatën e Apelit të Tiranës
Në Gjykatën e Apelit flamuri është ulur në gjysmështizë të martën një ditë pas vrasjes tragjike të gjyqtarit shkodran Astrit Kalaja në sallën e gjyqit teksa kryente detyrën.
Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik dhe solli reagime të shumta nga sistemi i drejtësisë, politika por edhe publiku.
Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin Astrit Kalaja menjëherë sapo dha vendimin në disfavor të tij për një çështje prone duke i shkaktuar vdekje.
31-vjeçari qëlloi me armë zjarri edhe ndaj 2 personave të tjerë në sallën e gjyqit, me të cilët ishte në konflikt pronësie duke i lënë të plagosur.
Pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes, Elvis Shkambi, në pranga lidhur me ngjarjen e rëndë janë vënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe punonjësi i sigurisë i Gjykatës së Apelit Tiranë, Banush Koxhaj.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta