Vodhën motorin në portin e Durrësit, prangosen dy punonjësit e sigurimit
Dy persona janë vënë në pranga në Durrës pasi kanë vjedhur një motomjet në portin e qytetit. Të arrestuarit ishin në krye të detyrës për të ruajtur portin kur në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer vjedhjen e motorin.
Policia bën me dije se motomjeti kishte vlerë 2500 euro dhe ishte importuar nga Zvicra. Të arrestuarit janë të moshës 45 dhe 47 vjeç, të dy banues në Durrës dhe punonjës në port. Vjedhja ka ndodhur brenda ambienteve të portit.
“Durrës/ Vodhën një motomjet në port, me vlerë 2500 euro; kapen dhe vihen në pranga dy autorët e dyshuar. Dy të arrestuarit ishin me detyrë për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit. Sekuestrohet motomjeti i importuar nga Zvicra.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave që shpallen në kërkim dhe për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjeve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasit: I. F., 45 vjeç, dhe G. D., 47 vjeç, të dy banues në Durrës.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur një motomjet të importuar nga Zvicra, me vlerë rreth 2500 euro, në pronësi të shtetasit K. K. Motomjeti është vjedhur brenda ambienteve të portit të Durrësit, ndërkohë që të dy këta shtetas ishin me detyrë funksionale për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim, duke shpërdoruar detyrën,” njofton policia.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta