Homazhet, drejtësia dhe politika nderojnë gjyqtarin Astrit Kalaja

8 Tetor 2025 | 10:23

Në Pallatin e Kongreseve po mbahen homazhe në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u vra 2 ditë më parë në Gjykatën e Apelit.

Prokurorë, gjyqtarë dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë kryen homazhe në nder të kolegut të tyre të vrarë në krye të detyrës.

Gjithashtu përfaqësues të qeverisë dhe politikës, që nga kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj, ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari u bënë pjesë e homazheve që nisë në orën 09:00-11:00.

Vizitat e ngushëllimit për gjyqtarin e ndjerë në qytetin e Shkodrës do të bëhen në shtëpinë funerale “Bushati”, këtë të mërkurë më datë 8 tetor 2025 prej orës 14:00-16:00.

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 16:00 në Stom-Golem në Shkodër.

Gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri dy ditë më parë në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit.

Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin menjëherë sapo dha vendimin në disfavor të tij për një çështje prone duke i shkaktuar vdekjen.

31-vjeçari qëlloi me armë zjarri edhe ndaj 2 personave të tjerë në sallën e gjyqit, me të cilët ishte në konflikt pronësie duke i lënë të plagosur.

Pas arrestimit të autorit të vrasjes, Elvis Shkambi, në pranga lidhur me ngjarjen e rëndë janë vënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe punonjësi i sigurisë i Gjykatës së Apelit Tiranë, Banush Koxhaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026