Astrit Kalaja do nderohet me një minutë heshtje në Kuvend, opozita kërkon debat
Të enjten do të zhvillohet seanca e radhës në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca do të nisë me një minutë heshtje në nder të qytetarit Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e gjyqit.
Opozita ka paralajmëruar kërkesë për debat në lidhje me sigurinë në ambientet gjyqësore.
Në rendin e ditës janë përfshirë raportimet e institucioneve si AKEP, ERE dhe ERRU për veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024. Po ashtu, parashikohet zhvillimi i debatit dhe drejtimi i pyetjeve nëse do të kërkohet nga deputetët. Në orën 09:30, përpara fillimit të seancës, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të përcaktuar kohëzgjatjen dhe mënyrën e zhvillimit të debatit për këto raportime.
Seanca do të hapet me raportimin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2024 nga drejtuesi Gentian Sala (20 minuta). Më pas, do të lexohet dhe votohet projektrezoluta përkatëse nga Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
Komisioneri Besnik Dervishi do të paraqesë raportin vjetor të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP). Pas prezantimit, do të paraqitet dhe votohet projektrezoluta nga Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, së bashku me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), Petrit Ahmeti, do të raportojë për veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit 2024. Pas raportimit, do të lexohet dhe votohet projektrezoluta përkatëse nga dy komisionet përkatës.
Në fund, pritet të paraqitet edhe raporti vjetor i Entit Rregullator të Ujit (ERRU) nga kryetarja e Komisionit Rregullator, Gerta Lubonja. Komisionet përkatëse do të paraqesin dhe votojnë projektrezolutën për këtë institucion.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta