Marrëveshja për Gazën, Merz: Gjermania do ofrojë 29 milionë euro ndihma humanitare

10 Tetor 2025 | 09:40

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi këtë të premten se Gjermania do të ofrojë 29 milionë euro ndihma humanitare për Gazën.

Vendimi i kancelarit gjerman për ndihmat, vjen pas ratifikimit të armëpushimit nga Izraeli me grupin militant palestinez Hamas.

“Ne po ofrojmë 29 milionë euro për ndihmë humanitare. Së bashku me Egjiptin, do të ftojmë në një konferencë rindërtimi për Gazën”, tha Merz në platformën X.

Gjermania, theksoi kreu i qeverisë, do të marrë përgjegjësinë në procesin e paqes të propozuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Ndërkohë, armëpushimi do të monitorohet nga një task forcë e përbashkët prej 200 trupash dhe personel ushtarak amerikan nga Egjipti, Katari, Turqia dhe ndoshta Emiratet, raportoi një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë në një telefonatë.

Për më tepër, Komanda Qendrore e SHBA-së do të krijojë një “qendër koordinimi civil-ushtarak” në Izrael, që do të ndihmojë në lehtësimin e kalimit të ndihmës humanitare, si dhe ndihmën logjistike dhe të sigurisë në Gaza.

IDF do të tërhiqet nga Vijën e Verdhë të treguar në hartën e marrëveshjes brenda 24 orëve të ardhshme, pas së cilës Hamasi duhet të lirojë të gjithë pengjet e gjallë brenda 72 orëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026