Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe grupin e tij
Apeli i Posaçëm këtë të premte ka marrë vendimin për të lënë në fuqi dënimet për ish-shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizaj dhe për familjarët e tij të cilët u dënuan disa muaj më parë nga Gjykata e Posaçme.
Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Florian Baku u dënuan me 11 vite burg. Me gjykim të shkurtuar Mesuli, Doda dhe Baku do të vuajnë dënimin me 7.5 vite burg. Sokol Idrizaj dhe bashkëshortja Elda Idrizaj u dënuan me 8 vite burg. Edhe ata përfituan nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajnë 5.7 vite burg.
Vajza e madhe e Idrizaj. Egi Idrizaj me gjykim të shkurtuar do të vuajë 4.7 vite burg. Vajza e vogël, Bora Idrizaj u dënua me 2 vite. Me dy vite u dënua edhe Tomorr Baruti i cili me gjykim të shkurtuar do të vuajë 1 vit dhe 4 muaj burg. Vangjush Kasharra u shpall i pafajshëm për “fshehje të te ardhurave”.
Të dënuarit dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë, përmes një argjendarie në Tiranë dhe nëpërmjet faqeve online.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta