Vjosa Osmani nderohet me Çmimin e NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një vlerësim prestigjioz ndërkombëtar që nderon gratë lidere për kontributin e tyre në ndërtimin e paqes, forcimin e sigurisë dhe avancimin e demokracisë.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimit, Osmani tha se ky vlerësim i dedikohet popullit të Kosovës, e në veçanti grave që, sipas saj, kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm në rrugëtimin e vendit drejt lirisë dhe paqes.
“Ky është një nder i veçantë që sot ta pranoj Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Këtë vlerësim të jashtëzakonshëm ia dedikoj popullit të Kosovës, e në veçanti grave të Kosovës, të cilat me guxim, dinjitet e përkushtim ndihmuan arritjen e lirisë dhe ndërtimin e paqes,” – tha Osmani në fjalimin e saj.
Ajo theksoi se ky çmim është për të gjitha gratë që nuk u dorëzuan kurrë, për ato që udhëhoqën protesta, morën pjesë në luftë dhe ndërtuan institucione, si dhe për nënat që ende presin të mësojnë për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur dhunshëm gjatë luftës.
“Është çmim për kampionet e të drejtave të njeriut, për të mbijetuarat që nuk rreshtën së kërkuari drejtësi, dhe për vajzat e reja që sot udhëheqin çdo fushë me besim e vizion. Paqja jonë është ndërtuar mbi sakrificën dhe guximin e tyre, ndërsa demokracia jonë është forcuar falë angazhimit të pashoq të grave që qëndruan të palëkundura në çdo hap të rrugëtimit tonë drejt lirisë e barazisë,” – u shpreh Presidentja e Kosovës.
Çmimi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i Asamblesë Parlamentare të NATO-s jepet për figura që kanë kontribuar ndjeshëm në avancimin e rolit të grave në shoqëri, siguri dhe demokraci. Ky vlerësim për Vjosa Osmanin përforcon rolin e saj si një prej zërave më të spikatur në rajon për fuqizimin e gruas dhe lidershipin demokratik.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan