Tarifat 100%, reagon Kina: Nuk i trembemi kërcënimit të Trump

13 Tetor 2025 | 16:30

Kina deklaroi të dielën se nuk do të tërhiqet përpara kërcënimit për 100 për qind tarifa tregtare të bërë nga presidenti Donald Trump, të cilit i bëri thirrje t’i zgjidhë problemet dhe jo t’i komplikojë ato.

“Qëndrimi i Kinës është i pandryshuar. Ne nuk duam një luftë tarifash, por nuk kemi frikë prej saj”, deklaroi Ministria e Tregtisë përmes një postimi online.

Reagimi i Pekinit erdhi dy ditë pasi Trump kërcënoi se do të rriste taksat mbi importet nga Kina nga 1 nëntori, si përgjigje ndaj vendimit të kufizimit që vendi aziatik i bëri eksportit të mineraleve të rralla, një përbërës kyç për pajisjet teknologjike dhe ato ushtarake.

“Rikthimi i vazhdueshëm tek kërcënimi me tarifat nuk është mënyra e duhur për të shkuar mirë me Kinën”, vijoi më tej deklarata e Ministrisë së Tregtisë.

Sipas saj, nëse Shtetet e Bashkuara këmbëngulin me këtë praktikë, Pekini do të sigurohet që të marrë masa reciproke për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tij legjitime.

Shkëmbimi i kërcënimeve ka gjasa të zhbëjë planet për një takim mes presidentëve Donald Trump dhe Xi Jinping, si dhe t’i japë fund armëpushimit tregtar, që u arrit në prill, kur tarifat rrezikuan të shkonin 100 për qind.

Trump ka vendosur tarifa mbi importet nga shumë vende këtë vit, në përpjekje për të fituar në këmbim koncesione. Nga ana tjetër, Kina ka qenë një nga të paktat vende që nuk është tërhequr, duke besuar tek forca e saj ekonomike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026