U kapën me drogë dhe armë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

14 Tetor 2025 | 09:57

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi u kapën me lëndë narkotike. Njëri prej të arrestuarve gjatë kontrolli fizik iu gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.

Nga kontrollet në zonën ku u arrestua i riu u gjetën të fshehur te një vendparkim automjetesh, një sasi e kësaj lënde që dyshohet se i përkiste 26-vjeçarit. 27-vjeçarit të arrestuar gjatë kontrollit iu gjetën 2 armë të ftohta, 3 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e drogës.

“Tiranë/Goditje të njëpasnjëshme kundër prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas që shitnin lëndë narkotike Cannabis Sativa, në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Njëri prej të arrestuarve e kishte fshehur lëndën narkotike që do të shiste, te një vendparkim automjetesh, në afërsi të vendit të kapjes. I arrestuari tjetër, përveç lëndës narkotike, posedonte dhe 2 armë të ftohta.

Sekuestrohen lënda narkotike, armët e ftohta dhe një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës. Në vijim të punës operacionale, punës hetimore dhe asaj operative, me fokus identifikimin dhe vënien në pranga të shtetasve të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan shtetasit:

-K. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilit gjatë kontrolli fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa. Nga kontrollet e mëtejshme, në zonën përreth vendit të kapjes së shtetasit K. B., u gjet e fshehur te një vendparkim automjetesh, një sasi e kësaj lënde që dyshohet se i përkiste 26-vjeçarit, me qëllim shitjen;

-S. S., 27 vjeç, të cilit gjatë kontrolli fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa që dyshohet se posedohej me qëllim shitjen. Më tej, gjatë kontrollit iu gjetën 2 armë të ftohta, 3 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht lidhur me një konflikt të regjistruar në qytetin e Durrësit. Policia bën...
11:47 | 21/07/2026

Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

Këtë të martë është zhvilluar seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isain dhe 14 të pandehur zyrtarë të bashkisë dhe ARRSH-së. Pas nisjes së...
11:39 | 21/07/2026

Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan kanë zbuluar detaje të reja...
11:31 | 21/07/2026