Operacioni me 14 të arrestuar në Elbasan, sekuestrohen armë dhe pajisje policie
Një operacion i mirëorganizuar i Policisë së Elbasanit në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe ato Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë, ka çuar në finalizimin me sukses të aksionit të koduar “Fast”, i fokusuar në goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Si rezultat, u arrestuan në flagrancë 14 shtetas këtë hënë, të gjithë me precedent të theksuar penal në fushën e krimeve kundër personit dhe narkotikëve. Ata u kapën në një lokal në fshatin Bradashesh, në pronësi të një prej të arrestuarve, shtetasit T.Z., ku shërbimet e policisë ndërhynë menjëherë pas marrjes së informacioneve operative.
Çfarë u sekuestrua gjatë operacionit?
Gjatë kontrolleve në lokalin dhe banesat e të arrestuarve, policia sekuestroi:
-
3 armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak
-
Pajisje elektroshot (dorezë neuroparalizuese)
-
4 radio komunikimi si ato të Policisë
-
Jelek me mbishkrimin “Policia”
-
Send metalik dhe objekt sinjalizues në formë pistolete
-
Thikë, shkop metalik, DVR, 13 celularë, 4 automjete dhe një shumë parash
Të arrestuarit janë identifikuar si Endri Doda, Ervin Cani, Akil Kërtusha, Blerim Heta, Maksim Suci alias Lika, Stefan Mehmeti, Ergys Tusha, Jurgers Mullahi dhe Hanson Mullahi. Mes tyre janë edhe ish- kandidati për deputet Bujar Muça.
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset