Itali/ Pronarët shpërthejnë banesën për të mos u dëbuar, 3 policë humbin jetën
Tre oficerë policie janë vrarë dhe të paktën 15 persona të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i cili u vendos qëllimisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një shtëpi ferme pranë Veronës. Shpërthimi u shkaktua ndërsa policia dhe zjarrfikësit hynë në shtëpinë për të zbatuar një urdhër dëbimi për dy vëllezër dhe motrën e tyre.
Shpërthimi u dëgjua rreth 5 km larg dhe imazhet nga vendi i ngjarjes treguan ndërtesën e shndërruar në një grumbull rrënojash. Kreu i rajonit të Venetos, Luca Zaia, tha se shtëpia në fermë ishte subjekt i një urdhri dëbimi për shkak të borxheve të grumbulluara nga tre pronarët.
Ndërmjetësuesit ishin dërguar për të folur me 3 personat që ishin bllokuar në shtëpi. Kur karabinierët mbërritën, zyrtarët besojnë se njëri prej vëllezërve shkaktoi shpërthimin. Mësohet se një bombol gazi ishte ndezur dhe shpërthimi goditi drejtpërdrejt oficerët.
Në pronë u gjetën edhe bomba me molotov. Sipas prokurorit të Veronës, Raffaele beson se shpërthimi ka ndodhur në një kat mbi hyrje dhe u tha gazetarëve se ishte një vrasje e paramenduar dhe e qëllimshme. Fqinjët u shprehën se të tre kishin kërcënuar më parë se do të hidhnin veten në erë në vend që të largoheshin nga shtëpia.
3 carabinieri morti e una decina tra militari e agenti di polizia feriti: questo il bilancio dell’esplosione di un casolare a Castel D’Azzano, in provincia di #Verona.
Le forze dell’ordine erano intervenute per sgomberare l’abitazione… pic.twitter.com/8ze7RMvsxP— Tg1 (@Tg1Rai) October 14, 2025
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 17:09 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit
- 16:45 Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 16:42 Tërmete të reja të forta në Japoni dhe Filipine
- 16:39 Plazhet publike me pagesë, Ministri Gonxhja: Disa janë tarifuar 1 mijë lekë të reja, lidhet me kostot e larta të mirëmbajtjes