Hodhën bojë të kuqe në pikturë, arrestohen dy aktiviste në Muzeun Detar të Madridit

14 Tetor 2025 | 14:56

Policia spanjolle ka arrestuar dy aktiviste nga lëvizja Futuro Vegetal. Ato u prangosën pasi hodhën bojë të kuqe në një vepër arti historike në Muzeun Detar të Madridit. Aktivistet hodhën bojën mbi veprën e Jose Garnelo-s “Pimer homenaje a Cristóbal Colón, gjatë një proteste kundër festimeve të Ditës Kombëtare të Spanjës .

Vepra e piktorit spanjoll, e cila përshkruan homazhin e parë për Kolombin, u restaurua disa orë më vonë falë veprimeve të stafit të muzeut. Incidenti ka ndezur një debat të ri në lidhje me mbrojtjen e objekteve që konsiderohen se përshkruajnë historinë dhe trashëgiminë artistike të Spanjës.

Burime policore thanë se dy gratë u arrestuan për një krim kundër trashëgimisë kulturore, pasi u mbajtën nga një punonjës i muzeut derisa mbërritën autoritetet. Vizitorët u nuk u lejuan gjatë operacionit, por disa orë më vonë, piktura ishte restauruar dhe se vepra ishte rikthyer në ekspozitë. Sipas një deklarate nga lëvizja Futuro Vegetal, aktivistët mbanin në dorë një banderolë me sloganin “12 tetor, asgjë për të festuar” dhe kërkonin të denonconin pasojat e kolonializmit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026