Beteja për vakancën në Kushtetuese, Llagami kërkon fitoren në dyert e drejtësisë
Ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda LLagami, po shfrytëzon të gjitha hapësirat ligjore për pretendimet e saj lidhur me garën që u zhvillua për në Gjykatën Kushtetuese. Pas Gjykatës Administrative, padia e fundit që ka bërë është ajo e Gjykatës Kushtetuese, ku mes disa kërkesave, është dhe për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, që shpalli fitues Asim Vokshin, vendin e gjyqtarit në “Kushtetuese” që ajo thotë se i takon asaj.
Pas kërkesës së Naureda Llagamit, Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje me përcaktimin e Gent Ibrahimit si relator të çështjes. Ish kryetarja e KLGJ-ës kërkon nga gjykata që të zgjidhë mosmarrëveshjen e krijuar nëse vendi i mbetur bosh në “Kushtetuese” i takon asaj apo Asim Vokshit.
Thelbi i kërkesës së Naureda Llagamit është pezullimi i rezultatit të votimit nga Gjykata e Lartë që shpalli fitues për gjyqtar të “Kushtetueses” Asim Vokshin. Ajo pretendon se është fituese me 9 vota duke përfshirë edhe atë të shpallur të pavlefshme nga Gjykata e Lartë.
Në situatën e krijuar me Asim Vokshin të zgjedhur dhe pretendimit të Naureda Llagami që është ajo fituesja, Gjykata Kushtetuese i tha Euronews Albania se çështja është vlerësuar me prioritet.
Gjykata do të shqyrtojë me përparësi në ditët në vijim çështjen në Kolegj dhe në varësi të vendimmarrjes gjatë shqyrtimit paraprak do të verifikojë sërish me përparësi në ditët në vijim shqyrtimin e kërkesës për masë pezullimi.
Për vendimmarrjen e gjykatës duket në pritje është edhe institucionit i presidentit. Kërkesës së Euronews Albania se kur do të bëhet betimi i Asim Vokshit, presidenca iu përgjigj se është njohur me vendimin e Gjykatës së Lartë për të emëruar Asim Vokshin gjyqtar të Kushtetueses, por ende nuk është përcaktuar një datë për betimin e tij.
Ju bëjmë me dije se Kushtetuta nuk ka përcaktuar një afat ligjor lidhur me zhvillimin e ceremonisë së betimit për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese. Organizimi i ceremonisë së betimit të z. Vokshi në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, do të shpallet nëpërmjet një njoftimi publik në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit.
Duket se ankimet e Naureda Llagamit nëpër gjykata po sjellin vonesa në plotësimin e vendit bosh pasi gjyqtares Holta Zaçajt i mbaroi mandati.
Shkak u bë kjo fletë votimi e shpallur e pavlefshme. Ish kryetarja e KLGJ-ës pretendon se ajo është votë për të çfarë do ta bënte fituese ndërsa për Gjykatën e Lartë është e pavlefshme për aq kohë sa janë vendosur dy shënime ndërkohë që rregulli përcakton vetëm një përbri emrit të kandidatit.
Në 30 shtator fituesi për gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk u zgjodh nga votat. Asnjë prej tre kandidatëve nuk mori 9 të nevojshmet. Për shkak se KED vlerësoi me pikët më të larta Asim Vokshin ai u shpall fitues por që emërimi i tij duket se po mbahet peng për shkak të ankimeve të Naureda Llagamit në institucionet e drejtësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset