Operacion antidrogë në Itali, zbulohen lidhje me Shqipërinë, arrestohen 15 persona
Një operacion i përbashkët mes Guardia di Finanza dhe Hetimit të Krimit të Organizuar ka çuar në arrestimin e 15 personave ne Itali.
Të arrestuarit janë të dyshuar si anëtarë të një organizate të armatosur kriminale, e lidhur me klanin ‘Ndrangheta nga zona e Kalabrisë. Dymbëdhjetë prej tyre janë vendosur në paraburgim, ndërsa tre të tjerë në arrest shtëpiak.
Organizata dyshohet se ka financuar një rrjet të gjerë trafiku ndërkombëtar të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Italisë dhe Evropës, me qendër veprimi në rajonet e Lombardisë dhe Kalabrisë.
Në vetëm 12 muaj, grupi kriminal ka trafikuar sasi kokaine me vlerë mbi 18 milionë euro, ndërsa anëtaret e bandës përdornin sisteme komunikimi të koduara dhe kishin kontakte të drejtpërdrejta me sindikata kriminale në Kampanja dhe Shqipëri.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta