204 akuza ndaj 21-vjeçarit në Gjermani, detyroi një të mitur të vriste veten

16 Tetor 2025 | 09:32

Një 21-vjeçar i arrestuar pak muaj më parë ka dalë para drejtësisë gjermane pasi akuzohet se gjente fëmijë dhe adoleshentë dhe më pas i shfrytëzonte ata për të prodhuar përmbajtje seksuale dhe për të dëmtuar veten.

I riu i njohur me pseudonimin “Tigri i Bardhë” dyshohet se ka shfrytëzuar më shumë se 30 fëmijë si pjesë e një rrjeti virtual abuzuesish i quajtur “764”. Ai gjithashtu dyshohet se detyroi një djalë 13-vjeçar amerikan të vriste veten në vitin 2022, ngjarje e cila u transmetua drejtpërdrejt.

Autoritetet thanë se krimet kishin ndodhur midis janarit 2021, kur i dyshuari ishte 16 vjeç, dhe shtatorit 2023. Prokurorët në Hamburg njoftuan 204 akuza penale kundër të riut gjermano-iranian, duke përfshirë akuzat për kryerjen e një vrasjeje dhe pesë tentativave për vrasje si “autor indirekt”.

Rasti ka ngritur pyetje nëse autoritetet gjermane mund të kishin vepruar më shpejt dhe të kishin parandaluar disa nga abuzimet. Qendra Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar, NCMEC në SHBA kishte njoftuar autoritetet gjermane në vitin 2021 për një person me bazë në Hamburg që përdorte emrin “Tigri i Bardhë”.

NCMEC siguroi një dokument prej rreth 40 faqesh që përmbante transkripte bisedash nga platforma online Discord, në të cilën “Tigri i Bardhë” kërkonte foto nga dy vajza të reja, duke i nxitur ato të dëmtonin veten dhe duke sugjeruar që të merrnin jetën e tyre.

Policia e mori në pyetje të dyshuarin në atë kohë, por ai nuk u arrestua deri këtë vit. Gjatë arrestimit, policia sekuestroi gjithashtu armë të paligjshme. thika, doreza prej bronzi dhe një shkop gome. Gjithashtu u sekuestruan kompjutera dhe hard disqe. Zyra e prokurorit publik të Hamburgut tha se procedurat penale do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026