Lojërat Olimpike nën hijen e COVID-19, SHBA paralajmëron shtetasit që të mos udhëtojnë në Japoni

25 Maj 2021 | 15:53

Dy muaj para nisjes së Lojërave Olimpike “Tokyo 2021”, shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan shtetasit e tyre që të mos udhëtojnë në Japoni për shkak të rrezikut për infektim me COVID-19.

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e kategorizoi Japoninë dhe Sri Lankën në nivelin katër, kategoria më e lartë e rrezikshmërisë për shkak të COVID-19. Në postimin e publikuar në faqen e DASH shkruhet se ky vendim u mor pas rritjes së numrit të infektimeve në ata vende.

Për këtë arsye, mbetet ende e paqartë nëse atletet amerikanë do te marrin pjese në garat e Lojërave Olimpike.

Ndërkohë, zv. presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, John Coates, deklaroi se Lojërat Olimpike të Tokios do të mbahen me çdo kusht pas dy muajsh, pavarësisht nëse kryeqyteti japonez do të jetë në gjendje emergjence.

Tokyo, Osaka, dhe shtatë prefektura të tjera të Japonisë ndodhen në gjendje emergjence që prej muajit prill.

Këtë të hënë, Japonia hapi qendrat e vaksinimit në masë në Tokyo dhe Osaka teksa autoritetet lokale po ndihmojnë në përshpejtimin e procesit të vaksinimit.

Qeveria shpreson se me hapjen e dy qendrave të vaksinimit masiv, të arrihet vaksinimi i 36 milionë të moshuarve deri në fund të muajit korrik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026