Fatmir Mediu në protestë: Sot s’ka e majtë dhe e djathtë, jemi të gjithë për kombin

17 Tetor 2025 | 17:10

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është një nga deputetët që ka marrë pjesë në protestën në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Mediu ka përcjellë një mesazh duke lënë mënjanë politikën, me qëllimin për të mbështetur një kauzë të drejtë.

“Mesazhi im është që jemi një komb. Ajo çfarë bëhet ndaj drejtuesve të UÇK-së është tendenca për të zhbërë historinë e kombit shqiptar dhe duhet të jemi të gjithë bashkë si shqiptar.

Disa përfaqësues janë dhe të PS dhe të PD, nuk kemi ardhur të bëjmë politikë, por për të mbështetur një kauzë të drejtë”, tha Fatmir Mediu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të dielë në ditën e 36-të të protestës, ku si çdo herë, do të mbajnë...
19:40 | 05/07/2026

Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë menaxhuar operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit....
19:17 | 05/07/2026

Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival

Për dy netë me radhë, Korça u shndërrua në një qendër të vërtetë feste, muzike dhe adrenalinë përmes organizimit të Korça Moto & Rock Festival....
18:35 | 05/07/2026