Trupat në gatishmëri pasi priten mbi 2500 protesta kundër Trump në mbarë vendin

18 Tetor 2025 | 17:09

Guvernatorët republikanë në disa shtete të SHBA-së kanë vënë trupat e Gardës Kombëtare në gatishmëri, në pritje të protestave mbarëkombëtare kundër Donald Trump dhe politikave të tij.

Organizatorët e protestave të quajtura “Jo Mbretër”, thonë se tubime do të mbahen në më shumë se 2,500 vende në të gjithë SHBA-në. Aleatët e Trump-it i kanë akuzuar protestuesit se janë të lidhur me lëvizjen e ekstremit të majtë, Antifa.

Guvernatorët e Teksasit dhe Virxhinias kanë aktivizuar Gardën Kombëtare të shteteve të tyre, megjithatë ende nuk është e qartë sa i dukshëm do të jetë prezenca ushtarake.

Organizatorët thonë se në protestën e fundit “No Kings”, të mbajtur në qershor, mbi pesë milionë njerëz dolën në rrugë për të kundërshtuar axhendën politike të Trump-it.

Protestat pritet të nisin në qytetin e Nju Jorkut në orën 11:00 EST dhe të vazhdojnë në të gjithë vendin gjatë gjithë ditës.

Organizatorët thonë se protesta do të sfidojë “autoritarizmin” e Trump-it.

“Presidenti mendon se sundimi i tij është absolut,” thuhet në faqen e tyre të internetit.
“Por në Amerikë, ne nuk kemi mbretër dhe nuk do të tërhiqemi përballë kaosit, korrupsionit dhe mizorisë.”

Në Europë, protestuesit kanë dalë në rrugë në Berlin, Madrid dhe Romë për të shprehur solidaritet me amerikanët.

Në një intervistë për Fox News, e cila do të transmetohet të dielën, por nga e cila u publikua një pjesë të shtunën, Trump duket se iu referua protestave të pritshme.

“Një mbret! Kjo nuk është shaka,” tha Trump në një pjesë paraprake të intervistës. “E dini – ata po më quajnë mbret. ‘Unë nuk jam mbret.'”

Disa republikanë i kanë quajtur protestat “Tubime që urrejnë Amerikën”.

“Do të na duhet të nxjerrim Gardën Kombëtare,” tha senatori i Kansasit, Roger Marshall, përpara protestave, sipas CNN.
“Shpresoj të jenë paqësore. Dyshoj për këtë.”

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, të enjten aktivizoi Gardën Kombëtare të shtetit përpara një proteste të planifikuar në Austin, kryeqyteti i shtetit.

Ai tha se trupat do të jenë të nevojshme për shkak të një “demonstrate të planifikuar të lidhur me Antifa-n”.

Demokratët e dënuan këtë veprim, përfshirë kryedemokratin e shtetit, Gene Wu, i cili argumentoi: “Të dërgosh ushtarë të armatosur për të shtypur protesta paqësore është ajo që bëjnë mbretërit dhe diktatorët dhe Greg Abbott sapo dëshmoi se është një prej tyre.”

Edhe guvernatori i Virxhinias, Glenn Youngkin, urdhëroi aktivizimin e Gardës Kombëtare të shtetit.

Ndër të famshmit që pritet të marrin pjesë në protestat “No Kings” janë Jane Fonda, Kerry Washington, John Legend, Alan Cumming dhe John Leguizamo.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026