Një aeroplan mallrash del nga pista dhe përfundon në det në Hong Kong, dy të vdekur
Një incident i rëndë ajror ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut, kur një aeroplan mallrash i kompanisë Emirates doli nga pista dhe përfundoi në det, duke shkaktuar vdekjen e dy anëtarëve të stafit në tokë.
Fluturimi EK9788, që po mbërrinte nga Dubai rreth orës 03:50 sipas kohës lokale (19:50 GMT), humbi kontrollin gjatë uljes dhe u përplas me një automjet patrullimi të aeroportit, përpara se të rrëshqiste jashtë pistës dhe të përfundonte në det.
Sipas autoriteteve, dy personat brenda mjetit patrullues humbën jetën, ndërsa katër anëtarët e ekuipazhit në bord mbijetuan dhe arritën të aktivizonin daljet e emergjencës menjëherë pas përplasjes. Ata u shpëtuan nga ekipet e zjarrfikësve që mbërritën në vendngjarje brenda dy minutash.
Ky është një nga incidentet më të rënda të aviacionit që ka ndodhur ndonjëherë në Hong Kong, një qytet i njohur për standarde të larta sigurie në transportin ajror.
Zyrtarët e aeroportit kanë deklaruar se avioni kishte marrë udhëzimet e sakta për ulje, ndërsa pista kishte sinjalistikën e nevojshme për të udhëzuar mjetet fluturuese. Steven Yiu, drejtori ekzekutiv i operacioneve në aeroport, tha se automjeti patrullues ndodhej jashtë zonës së pistës, në një distancë të sigurt. Ai shtoi se “normalisht, një avion nuk duhet të devijojë në drejtim të detit”, duke theksuar gjithashtu se nuk u dha asnjë sinjal rreziku gjatë uljes.
Trupat e dy punonjësve të tokës, të moshës 30 dhe 41 vjeç, të cilët kishin përkatësisht 7 dhe 12 vjet përvojë, u gjetën nga zhytësit në det.
Autoriteti i Hetimit të Aksidenteve Ajrore të Hong Kongut (AAIA) ka nisur hetimet për ngjarjen dhe është në kërkim të regjistruesit të të dhënave të fluturimit dhe regjistruesit të zërit në kabinë (kutitë e zeza), që besohet se ndodhen në det.
Hetimet pritet të hedhin dritë mbi shkaqet që çuan në këtë tragjedi të pazakontë për një nga aeroportet më të ngarkuara dhe më të sigurt në botë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta