Kina e akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

20 Tetor 2025 | 07:23

Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për kryerjen e sulmeve kibernetike ndaj qendrës kombëtare të kohës në Pekin, sulme që, sipas saj, mund të kishin shkaktuar dëme serioze në infrastrukturën kritike financiare dhe të telekomunikacionit.

Pekini ka shtuar paralajmërimet për spiunazh vitet e fundit, teksa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore janë përkeqësuar.

Autoritetet kineze pretenduan se kanë gjetur “prova të pakontestueshme” për përpjekjet e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) për të hakuar Qendrën Kombëtare të Shërbimit të Kohës, mes viteve 2022 dhe 2024, sipas një deklarate të publikuar në llogarinë zyrtare në WeChat të Ministrisë së Sigurisë së Shtetit.

Kjo qendër është përgjegjëse për koordinimin e orëve në mbarë vendin, të cilat përdoren nga gjithçka, duke nisur nga serverët kompjuterikë, stacionet hekurudhore dhe rrjetet energjetike.

Ministria kineze e akuzoi NSA-në për shfrytëzimin e dobësive në shërbimin e mesazheve të një marke të paidentifikuar të telefonave celularë të huaj, me qëllim që të vidhte fjalëkalimet e punonjësve të qendrës së kohës.

Sulmet, sipas ministrisë, mund të kishin kishin rrezikuar rrjetet e energjisë, transportin dhe madje edhe nisjet hapësinore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026