Komentet e ambasadorit Rudd, Trump: As mua nuk më pëlqen ai, s’do më pëlqejë kurrë

20 Tetor 2025 | 22:22

Presidenti Donald Trump gjatë takimit me kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese u pyet nga një gazetar nëse kishte ndonjë shqetësim në lidhje me qeverinë australiane si dhe komentet e mëparshme të ambasadorit australian në SHBA, Kevin Rudd.

Trump u përgjigj se nuk di asgjë për të por pa e ditur që Rudd ishte përballë tij në tavolinë. Presidenti amerikan më pas pyeti nëse ai po punonte ende për qeverinë australiane, të cilës Rudd iu përgjigj se komentet ishin bërë para se të merrte këtë pozicion.

“As mua nuk më pëlqen dhe ndoshta nuk do të më pëlqejë kurrë,” tha Trump në Zyrën Ovale gjatë një takimi dypalësh me Albanese-n.

Rudd në vitin 2020 kishte shkaktuar zemërimin e Trump me postimet e tij në rrjetet sociale, të cilat tani janë fshirë. Në këto postime ai e quante Trump, presidentin më shkatërrues në histori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026