Donika Emini i cilëson konfuze qëndrimet e ministres së Jashtme të Kosovës
Donika Emini, analiste politike, shprehet se qeveria “Kurti” po shfaq të njëjta probleme si në qeverinë e kaluar sa i takon politikës së jashtme. Sipas saj, qëndrimet kanë qenë konfuze dhe gjithashtu e konsideroi të gabuar tërheqjen e 12 ambasadorëve.
Qëndrimet e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla i konsideroi të tepruara duke iu referuar qëndrimeve për konfliktin Izrael-Palestinë apo thirrjen drejtuar SHBA-ve për të ndërhyrë në Rusi.
“Në konfliktin mes Izraelit dhe Palestinë u tentua me nxjerr njëfarë balancimi por doli qesharake. Kërkon ndërhyrje të SHBA nëRusi. Mjafton që politika e jashtme të jetë në një linjë me BE dhe SHBA, nuk ka pse Kosova mban qëndrim mbi gjithçka ndodh në botë”, deklaroi znj. Emini.
Për tërheqjen e ambasadorëve, analistja thotë se po i shkaktohet një dëm i madh Kosovën kur pritet liberalizimi i vizave.
“Emërimi i ambasadorëve të rinj është problematike dhe merr kohë. Ne kemi mbetur pa ambasadorë në Gjermani, Francë dhe Holandë, tre vende kyçe ku merren vendime në BE. Tani që presim liberalizim të vizave ne nuk kemi ambasador në këto tri vende”, tha znj. Emini.
Gjithashtu Donika Emini foli edhe për qëndrime konfuze në politikën e jashtme të Kosovës sa i takon çështje të rëndësishme siç janë minischengen apo Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Lëvizja e lirë është një marrëveshje e nxitur prej BE. Pse me dërgu mesazhe kaq konfuze tek qytetarët, e mbështesim nuk e mbështesim. Duhet me qenë të sinqertë me publikun dhe qytetarët, vetëm kështu mundet me rikthy besimin tek institucionet,” – tha Emini.
LEXONI GJITHASHTU:
- Analistët gjykojnë si thelbësore vendosjen në dialogun me Serbinë njohjen e Kosovës
- Adri Nurellari: Kurti po tenton dialog me Serbinë me ide të shteruara
- Akri Çipa analizon mundësinë që ka Kosova për të paditur Serbinë për gjenocid
- Dialogu Kosovë-Serbi, Robelli: Përfshirja e SHBA mund të përshpejtojë një “zgjidhje të kënaqshme”
- Gazetari Egro: Ministrave të qeverisë së Kosovës do t’u duhet kohë të kuptojnë se çfarë po bëjnë
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West