Vrasja në Greqi, i riu pas ngjarjes u pa në stacionin e autobusëve në Kalamata

22 Tetor 2025 | 15:24

Autoritetet hetimore dhe policore greke kanë hetuar rrugën që ndoqi 22-vjeçari pas vrasjes së dyfishtë në kampingun në Finikonda të Greqisë. Një nga të pendehurit i dyshuar si autor i vrasjes është shprehur gjatë dëshmisë se u arratis drejt Kalamatës duke notuar.

Dëshmia e tij ka lënë shumë pikëpyetje rreth arratisjes së tij.  Fillimisht ai u kthye duke notuar dhe më pas duke ecur deri në Kalamata.

“Di të notoj për orë të tëra, kam edhe shërbim në Forcat Speciale”, tha ai gjatë dëshmisë.

Pamjet e publikuara një ditë pas vrasjes tregojnë 22-vjeçarin i cili shihet duke ecur jashtë stacionit të autobusëve në Kalamata pasditen e 6 tetorit. Ai kishte të veshur rroba të ndryshme nga ato të natës së krimit.

Dy 22-vjeçarët u lanë në paraburgim pas 16 orësh deklarimesh. Gjykatësi hetues dhe prokurori vendosën të ndalojnë përkohësisht dy 22-vjeçarët pas një procesi maratonë që zgjati afërsisht 16 orë, i cili filloi në mesditë të së dielës dhe përfundoi në orën 4 të mëngjesit të së hënës.

Gjatë deklarimeve të tyre, dy të rinjtë – 22-vjeçari greko-britanik dhe i pandehuri i tij 22-vjeçar, i cili u dorëzua vullnetarisht – paraqitën pretendimet e tyre në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në krim, ku njëri fajësoi tjetrin se ishte futur në vendin e ngjarjes natën fatale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026