Shtëpia e Bardhë mohon se Trump po shqyrton mundësinë e uljes së dënimit të Diddy
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me raportimet e fundit se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyryon mundësinë e uljes së dënimit me burg të Sean “Diddy” Cobbs. Zyrtari ka theksuar se raporti nuk është i vërtetë.
“Nuk ka asnjë të vërtetë në raportin e TMZ, të cilin do ta kishim shpjeguar me kënaqësi nëse do të na kishin kontaktuar përpara se të përhapnin lajmin e tyre të rremë”, tha zyrtari.
Të hënën faqja amerikane TMZ raportoi se presidenti amerikan po heziton nëse do të ndryshojë apo jo dënimin e Diddy, duke cituar një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë.
Diddy u dënua me 50 muaj burg dhe u gjobit me 500,000 dollarë në një seancë dëgjimore më 3 tetor, pasi u shpall fajtor për prostitucion në lidhje me ish-të dashurat e tij dhe punonjësit meshkuj të seksit. Më herët këtë javë, ekipi ligjor i 55-vjeçarit paraqiti një dokument ligjor duke sinjalizuar zyrtarisht qëllimin e tyre për të apeluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)