Katër arkitekte shqiptare në Bienalen e Venecias, Fiona Mali jep detaje nga projekti “Në shtëpinë tonë”

26 Maj 2021 | 10:15

Fiona Mali, një nga 4 arkitektet që do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e Venecias tregoi në Euronews Albania se “Në shtëpinë tonë mbi fqinjësinë dhe bashkëjetesën” është pavioni me të cilën do të prezantohen.

“Titulli është në ‘Shtëpinë tonë mbi fqinjësinë dhe bashkëjetesën’ dhe lidhet drejtpërdrejtë me përgjigjen që ne i japim pyetjes së shtruar nga kuratori Harkim Sarkis që është: Si do të jetojmë së bashku?”, u shpreh ajo.

“Përgjigjja jonë ka qenë e drejtpërdrejtë: Njih fqinjin tënd dhe prandaj ne trajtojmë fqinjësinë dhe mënyrën sesi ne kemi jetuar së bashku, për të kuptuar si mund t’i rikthehemi jetës sonë të bashku në këtë epokë të re”, tha ajo më tej.

Znj. Mali nënvizoi se gjithçka është paraqitur nëpërmjet dy mjeteve.

Sipas saj, mjeti i parë është nëpërmjet dëshmive personale të shumë personave.

Ndërsa, mjeti tjetër është nëpërmjet materialit filmik që e tregon në aksion sesi fqinjët i kanë shkëmbyer këto gjëra me njëri-tjetrin.

Në Bienalen e Venecias marrin pjesë 61 shtete.

Fiona Mali përfaqësohet bashkë mne 3 arkitekte të tjera që janë: Irola Andoni, Malvina Ferra dhe Rudina Breçani.

LEXONI GJITHASHTU:

Bienalja e Venecias ngre pyetjen “si do mundemi të bashkëjetojmë?”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026