Orban në Marshimin e Paqes: Ne nuk do vdesim për Ukrainën
Një numër i madh mbështetësish të partisë Fidesz të kryeministrit hungarez Viktor Orbán u mblodhën sot në Budapest për Marshimin e Paqes.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Orban tha se Hungaria i thotë jo luftës dhe nuk do të vdesë për Ukrainën.
“Dita e Marshimit të Paqes në Budapest ka ardhur. Sot po i dërgojmë një mesazh të gjithë botës: Hungaria i thotë JO luftës! Ne nuk do të vdesim për Ukrainën. Nuk do t’i dërgojmë fëmijët tanë në thertore me urdhër të Brukselit”, tha Orbán para tubimit në Platformën X.
Ai më parë kishte postuar një video me dron në faqen e tij në Facebook, duke shkruar: “Marshimi i Paqes – Më i Madhi Gjithëkohë”.
“Majar Nemzet” raporton se njerëz nga e gjithë Hungaria mbërritën në Budapest, përfshirë një numër të madh të rinjsh.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta